Biznes

BQE paralajmëron huadhënësit evropianë për rrezikun e sanksioneve ndaj Rusisë


Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka paralajmëruar huadhënësit evropianë, të cilët janë të ekspozuar ndaj Rusisë, që të përgatiten për vendosjen e sanksioneve ndërkombëtare kundër vendit nëse Moska pushton Ukrainën.

Paralajmërimi nga BQE, e cila mbikëqyr 115 bankat më të mëdha të eurozonës, erdhi pasi SHBA paralajmëroi se Rusia do të përballej me “pasoja masive” nëse dërgonte trupa në Ukrainë.

Sanksionet do të rrisin rreziqe të konsiderueshme për bankat ndërkombëtare me ekspozim të madh rus, duke përfshirë atë në SHBA, “Societe Generale” në Francë, “Raiffeisen” në Austrisë apo UniCredit në Itali.

Zyrtarët, po ashtu, kanë kërkuar detaje sesi bankat do të trajtonin skenarë të ndryshëm – për t’i bllokuar bankat ruse nga aksesi në sistemin e pagesave ndërkombëtare “Swift”.

Banka qendrore po ndërmerr çdo rrezik. Madje, po u ushtron presion mbi bankat që të ndajnë detajet e vlerësimeve të tyre dhe planet e emergjencës.

Ajo ka kërkuar gjithashtu informacion mbi ekspozimin rus dhe ukrainas nga “Deutsche Bank” dhe “ING”, dy huadhënësit më të mëdhenj, respektivisht në Gjermani dhe Holandë.

Sipas Bankës për zgjidhjet ndërkombëtare, “bankat ndërkombëtare, përfshirë filialet ruse, kanë rreth 121 miliardë dollarë aktive dhe 128 miliardë dollarë financime kredie e depozitash nga subjektet ruse për bankat e huaja”.

SocGen ka ekspozimin më të madh financiar ndaj Rusisë nga çdo bankë evropiane, me 2.6 miliardë euro, sipas hulumtimit nga “JPMorgan”.

Raiffeisen i Austrisë ka 1.9 miliardë euro ekspozim, ndërsa UniCredit ka 1.4 miliardë euro.

Andrea Orcel, kreu i “UniCredit”, iu bashkua një takimi video me presidentin rus Vladimir Putin të mërkurën, për të diskutuar lidhjet ekonomike.

Një drejtues i lartë në një nga bankat tha se rreziku kryesor nga sanksionet ishte për operacionet e saj bankare të investimeve ruse, të cilat kanë të bëjnë me kompanitë e mëdha shumëkombëshe dhe oligarkët, në vend të njësisë së saj bankare komerciale, e cila kryesisht merret me kompani të mesme.

Ekzekutivi u shpreh se “rreziku sistematik” më i madh do të ishte nëse Rusia do të shkëputej nga rrjeti i pagesave swift, gjë që mund të “ndikojë në të gjithë sistemin bankar në Rusi”.

Megjithatë, ekzekutivi tha se banka qendrore ruse planifikon të aktivizojë një sistem pagesash ndërbankar vendas për të zëvendësuar swift, nëse është e nevojshme.

Një rrezik shtesë për bankat evropiane ishte se konflikti në Ukrainë mund të godiste vlerën e rublës, duke ulur vlerën e kapitalit të mbajtur në filialet e tyre ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore