Tregjet

BQE: Adaptimi i euros ekspozon vëndet ndaj dobësive


Banka Qëndrore për Evropën (BQE) ka njoftuar në letër- informimin e tij ekonomik se adoptimi i një monedhe globale në bazë të ligjit, nxit stabilitetin monetar.

Ky përfitim mund të ekspozojë një vend gjithashtu ndaj dobësive, nëse konsideron stabilitetin monetar si një zëvendësues për disiplinë dhe qëndrueshmëri të politikave ekonomike.

“Nga pikëpamja e politikës, adoptimi i euros është një mundësi, megjithëse jo një garanci, për vendet anëtare që ato të korrin përfitime thelbësore”, shkruan BQE-ja.

BQE ka njoftuar në 10 korrik të 2020, se po pranon Bullgarinë dhe Kroacinë në Mekanizmin e Kursit të Këmbimit (ERM II), bazat e detyrueshme të trajnimit për miratimin e euros.

Në atë kohë BQE theksoi një “angazhim të vendosur” nga autoritetet përkatëse për të ndjekur politika të shëndosha ekonomike me qëllim ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar dhe arritjen e një shkalle të lartë të konvergjencës ekonomike të qëndrueshme’.

Në mënyrë që të aplikojnë për anëtarësimin në zonën e euros, Kroacia dhe Bullgaria duhet të plotësojnë të gjitha kriteret e Mastricht-it për konvergjencën e euros. Mekanizmi siguron që luhatjet e kursit të këmbimit midis euros dhe monedhave të tjera të BE-së nuk prishin stabilitetin ekonomik brenda tregut të vetëm./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore