Sport

Bottas e fiton garën sprint, niset i fundit në garën e të dielës


U zhvillua gara e dytë në formatin sprint në këtë sezonë të Formula 1.

Në Monza, që nga dita e premte, dominues total i fundjavës ka qenë piloti i Mercedes, Valtteri Bottas.

Finlandezi doli i pari të premten në provat zyrtare, fitoi garën sprint duke marrë tre pikë, por sot ai do të niset nga vendi i fundit.

Kjo pasi finlandezi ka ndërruar motorin për herë të katërt këtë sezon, që automatikisht do të thotë penalizim në pozitën e startit.

Në këtë mënyrë, i pari do të niset edhe i pari i kampionatit, holandezi Max Verstappen.

Max prapa tij do të ketë ish-shokun e skuadrës, Daniel Ricciardo, me McLaren.

Një McLaren do të jetë edhe në vendin e tretë, bëhet fjalë për Lando Norris, i cili prapa në vendin e katërt ka Lewis Hamilton-in.

Dy pilotët Ferrari, Leclerc dhe Sainz nisen në linjen e tretë.

Giovinazzi dhe Perez janë vendi i shtatë dhe i tetë, kurse Stroll dhe Alonso mbyllin ‘top 10’.

Vettel, Ocon, Latifi, Russell, Tsunoda, Mazepin, Kubica, Schumacher, Gasly dhe Bottas mbyllin linjën e plotë.

Gara fillon në orën 15:00.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore