Libra

Botimet e reja të 2021-shit


 

“Silvia” është shkruar në periudhën e fundit të jetës së Gérard de Nerval, dhe qe ndër librat e adhuruar të Proust, Gracq dhe Eco. Novela rrëfen për dashurinë e personazhit kundrejt tre grave (Silvia, Adriana dhe Aurelia) të cilat i dëshiron të treja pa mundur që të zgjedhë, e ndaj në fund i humbet të treja. Historia nis kur një paragraf gazete e zhyt në kujtimet e rinisë personazhin e njëkohësisht rrëfyesin e historisë. Perspektiva duket sikur zhvendoset mbrapa dhe midis të kaluarës e të tashmes, kështu që lexuesi asnjëherë nuk mund të jetë i qartë nëse zëri i personazhit rrëfen ngjarje të së kaluarës që i përkasin kujtesës së tij, apo të së tashmes që janë duke i ndodhur. “Silvia” cilësohet si një himn për dashurinë e paarritshme dhe përshkruhet nga një stil i kthjellët dhe lirik.

“Nga Kafka te Kafka” është një vepër eseistike e cila na jep një tablo të jashtëzakonshme se si është ndërtuar vepra letrare e Kafkës, por ajo është gjithashtu edhe një tablo e letërsisë si një krijim kompleks që njëkohësisht i përket edhe jo shkrimtarit që e krijon atë.

Sokol Balla sjell në këtë botim tregimin e ngjarjes nga gardisti që qëndroi përballë prostuesve, rrëfimet e të akuzuarëve për grusht shtetit, denoncimi i Top Channel  dhe skena okulte që u zhbë nga News24.

 

I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër është kronika e paharrueshme e George Orwell mbi rrugët e Parisit dhe Londrës dhe njerëzve që nuk kanë zgjedhje tjetër veçse të jetojnë në to.

Ichigo ichie, arti japonez i të jetuarit momente të paharrueshme.

 

Thellësisht aktual dhe po aq i freskët sa ç’ka qenë më shumë se gjysmë shekulli  më parë, “Ferma e kafshëve” është një përrallë për ata që mëtojnë të jenë  çlirimtarë kudo në botë. Teksa dëshmohet, përmes thjerrës së historisë, ngritja dhe rënia e përgjakshme e kafshëve revolucionare, dallohen farat e  totalitarizmit në sistemet më ideale, si dhe shpirtrat e shtypësve më të egër te udhëheqësit tanë më karizmatikë.

Zakonisht kur shkrimtari fillon të mbrujtë një personazh, ai do ta marrë atë për dore dhe do t’i mësojë të ecë. Me Bobin  nuk ndodhi kështu. Ai e fitoi herët pavarësinë ndaj meje: qysh sa lindi u ngrit në këmbë dhe filloi të ecte vetë. Ai nuk është pjesë e mjedisit të korruptuar letrar, ku kridhen pa ndonjë skrupull kolegët e tij shkrimtarë, kështu që, i huaj për atë ambient, Bobi gjen strehë te përjetësia, me të cilën ka një raport plot ilaritet.

 

Botimet e reja u mundësuan nga Shtëpia e librit. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore