Sport

Boss krimi në botën e boksit


Daniel Kinahan, menaxheri i marketingut i Tyson Fury-t, kampioni i pëshave të rënda nga Irlanda, zbulohet se është kreu i një grupi kriminal të organizuar me epiqendër në Dublin të Irlandës.

Sipas investigimit të BBC-së, gjithëshka nisi mbasi Mbreti Cigan (nofka me të cilën identifikohet Tyson Fury) shkarkon një video në internet, në të cilin falenderon Kinahan-in për arritjen e marrëveshjes së super ndeshjes, që ende pritet të zhvillohet brenda këtij viti; Tyson Fury – Anthony Joshua.

Ndeshja midis tyre parashikohet se do të kalojë çdo rekord të mëparshëm parash. Ndoshta ndeshja më e madhe në historinë e boksit britanik. Ironikisht, videoja mirënjohëse e Fury-t “hodhi dritë mbi këtë hetim”, sipas BBC-së.

Dokumentari me temë investigative i BBC-së, me emrin “Panorama”, ka ekspozuar ngjarjen e Kinahan ashtu dhe ndërlidhjen e tij me sektorë të sportit. Ndërkohë që ai vet, ka përdorur boksin si ‘shkallë’ operimi për punët e tij kriminale. Ai përfshihet në trafikim armësh, tregëti droge dhe prostitucion.

Përfaqësuesit ligjor në mbrojtje të Kinahan, kanë dëshmuar se ai s’është gjë tjetër veçse një “biznesmen legjitim”. Kjo deklaratë përpara se BBC të shfaqte materialin në mediat angleze.

Nga ana tjetër, BBC-ja është përgjigjur se: “Programi përqëndrohet në hetimin e botës së errët që fshihet pas famës e joshjes së boksit dhe, gangsterit i cili dyshohet se është mirëpritur ne këtë hapësirë të sportit”.

Daniel Kinahan banon në Dubai të Emirateve të Bashkuara, vend në të cilin ai ka ndërtuar profilin e tij si promovues/menaxher boksi gjatë 15 viteve të fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore