Lajme

Bosnje: Asfiksohen 8 të rinj natën e Vitit të Ri


Tetë persona rreth  moshës 20 vjeç janë gjetur të vdekur, pasi kishin festuar  Vitin e Ri në jug të Bosnje-Hercegovinës, raportojnë mediat lokale. Dyshohet se viktimat mund të kenë ndërruar jetë për shkak  të një rrjedhjeje gazi.

Këta katër djem dhe katër vajza kanë qenë duke festuar Vitin e Ri, në  një shtëpi në fshatin Tribistov, transmeton Albanian Post nga  televizioni shtetëror BHRT.

Ky fshat ndodhet 150 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Sarajevës.

Trupat e pajetë të të rinjve janë zbuluar nga një  mik i tyre i cili po qëndronte në një vilë tjetër.

Sipas dëshmisë së dhënë personat janë gjetur  të shtrirë në tokë, pa ndjenja.

Për shkak të kësaj ngjarjeje Bosnje dhe Hercegovina shpalli ditë zie datën 2 janar, ndërkohë që Kroacia shpalli datën 5 janar ditë zie.

Policia  është duke hetuar ngjarjen.  Ngjarje të tilla, të helmimit me gaz janë të shpeshta në zonën e Ballkanit. 

Monoksidi i karbonit është një gaz pa erë, pa ngjyrë dhe pa shije, i cili  mund të shkaktojë një vdekje të papritur.

Helmimet me monoksid karboni  zakonisht ndodhin kur gazi toksik  rrjedh nga ngrohësit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore