Shqipëria

Bosnja dhe Shqipëria, rekord evropian për emigrantë në SHBA


Amerika shikohet si një destinacion i rëndësishëm për shtetasit nga gjithë bota. Kjo është evidente nga shifrat e emigrantëve që jetojnë aty.

Deri në fund të vitit 2018 rreth 91 mijë shqiptarë jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas statistikave të publikuara nga Pew Research Center, Institut kërkimor në SHBA.

Numri më i lartë i shtetasve që jetojnë në SHBA i përket Bosnje e Hercegovinës, rreth 107 mijë.

Nga Bosnje e Hercegovina, fluksi i ikjeve ka qenë i lartë në periudhën 1990-2000, për shkak të konflikteve me shtetet fqinjë.

Ndërsa nga Shqipëria, ikja drejt SHBA-së vijon me ritme të larta, e konstatuar nga numri i lartë i aplikimeve çdo vit për Lotarinë Amerikane.

Bosnja dhe Shqipëria janë dy shtetet që  mbajnë rekordin në Evropë.

Sipas Pew Research Center, rreth 40 milionë njerëz që jetojnë në SHBA, kanë lindur në një vend tjetër, dhe përbëjnë 13.7% të popullsisë amerikane.

Ata përbëjnë rreth një të pestën e migrantëve në botë.

Burimi nga Pew Research Center/AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore