Video

Bosnja dhe Hercegovina nënshkron marrëveshjen me Covax


Bosnja dhe Hercegovina ka aderuar  1 milion 232 mijë doza vaksinash te  COVAX.  Entitetet e Bosnje dhe Hercegovinës  dhe të rajonit të Brcko-s kanë përcaktuar se në total mund të duhen 892 mijë doza vaksinash.

Ministria e Punëve Civile në Bosnje dhe Hercegovinë  nënshkroi marrëveshjen për anëtarësim në mekanizmin e COVAX.

Gjatë shprehjes së nevojave të para të prokurimit brenda mekanizmit të BE-së u konsideruan  prodhuesit e vaksinës Biontech-Pfizer dhe Moderna.

Vaksina Biontech-Pfizer mori miratimet e nevojshme nga Agjencia Evropiane e Barnave, ndërsa vaksinat Moderna u miratua më 6 janar. 

Sipas  deklaratës së  Ministrisë së  Punëve Civile, alokimet e para janë për vendet anëtare të BE-së. Numri i saktë i dozave për alokimet për Ballkanin Perëndimor do të përcaktohen në udhëzimet e Komisionit Evropian. Këto udhëzime  priten të bëhen të ditura në janar.

Në seancën e mbajtur në 29 dhjetor, me iniciativën e Ministrisë së Punëve Civile, Këshilli i Ministrave i Bosnje dhe Hercegovinës miratoi një vendim mbi miratimin e fondeve në shumën prej 2 milionë markash boshnjake (BAM) për pagesën e kostove për blerjen e vaksinës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore