Pajisje

Bose Headphones 700 me izolim total të zhurmës


Bose Headphones 700 janë të formësuara nga një teknologji e përparuar e anulimit aktiv të zhurmës e cila përdor mikrofona brenda dhe jashtë kufjeve për të monitoruar tingujt përreth dhe për të prodhuar sinjal të kundërt për t’i anuluar ato.

Kompania shprehet se Headphones 700 “krijojnë një skenë të zbrazët për të luajtur muzikën”.

Struktura TriPort e kufjeve përdor porte të jashtme për të maksimizuar hapësirën akustike brenda dhe për të minimizuar atë jashtë duke i dhënë muzikës thellësi dhe detaje.

Sipas Bose, versioni 700, ofron kontroll të zërit duke përfshirë 11 cilësime duke nisur nga anulimi i plotë i zhurmës te transparenca e plotë.

Bose shkruan se kufjet disponojnë një sistem revolucionar. Gjashtë mikrofonë punojnë sëbashku për të anuluar zhurmën, ndërsa katër të tjerë kordinohen për të përmirësuar qartësinë e zërit duke u fokusuar vetëm te zëri i folësit gjatë një telefonate dhe duke izoluar të gjitha zhurmat e panevojshme të ambientit përreth.

“Kemi punuar shumë për t’i berë Headphones 700 të thjeshta në përdorim”, ka shtuar Bose.

Në krahun e djathtë të Headphones 700 gjenden sesnorë të prekjes me anë të të cilëve mund të menaxhohet volumi, thirrjet dhe muzika pa e parë telefonin.

Kufjet kanë një gjatësi Bluetooth-i deri në 30 metra dhe mund të lidhen me dy pajisje në të njëjtën kohë .

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore