Skuadra e Borussia Dortmund-it po rivalizon Bayern Munich-un për titullin kampion në Bundesliga këtë sezon.
Humbja në sfidën e fundit ndaj Hertha-s, në shifrat 3-2, tregon se verdhezinjë duhet të përmirësohen akoma, nëse duan të rivalizojnë bavarezët deri në fund.
Sipas gazetës gjermane “Bild”, BVB-ja ka piketuar dy emra për merkaton e janarit. Të dy futbollistë të njohur në futbollin evropian.
Ermri i parë vjen nga Chelsea dhe bëhet fjalë për Hakim Ziyech-un. Emri i dytë vjen nga Bundesliga. Një emër i njohur për teknikun, Marco Rose-n, Denis Zakaria i Borussia Monchengladbach -ut.
Marokeni Ziyech, është kufizuar në vetëm 10 paraqitje me Chelsea-n këtë sezon në Premier League. Ai ka kontratë me blutë deri në 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 38 milionë euro.
Sipas “Sport1”, Dortmund-i nuk është destinacion i preferuar për Ziyech-un, por duke parë se mund t’i ofrohet minutazh më i plotë, transferimi mund të ndodh.
Lojtari tjetër, zvicerani Zakaria, kushton rreth 8 milionë euro. Ai hyn në gjashtë muajt e fundit të kontratës në “Borussia Park”, ndaj dhe mund të largohet lehtësisht nëse paguhet një shumë e tillë.
Përsa i përketë merkatos në dalje, talenti 19-vjeçar, Renier, pritet të largohet dhe të rikthehet te Real Madrid-i. Roman Burki ose Marwin Hitz janë në hierarkine e portierëve pas Gregor Kobel-it dhe njëri prej tyre pritet të largohet.