Lajme

Borell për propozimin e BE-së: Është në tryezë, shpresoj që Kurti e Vuçiç ta pranojnë si rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia do ta pranojnë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Borrell për “Deutsche Welle” ka treguar se ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin serb, Aleksandër Vuçiç-in për takim më 27 shkurt në Bruksel.

“Jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Do të takohem me të dy në Bruksel më 27 shkurt, po i kam ftuar për të pasur një ditë të plotë diskutime. Është një propozim në tryezë. Shpresoj që ata të jenë në gjendje ta pranojnë këtë propozim si rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre”, tha Borell.

Kësaj i parapriu një ofensivë diplomatike me muaj ndaj Prishtinës dhe Beogradit për të pranuar propozimin franko-gjerman.

 

Ditë më parë, kryeministri i Kosovws, Albin Kurti, përsëriti për DW rezervimin e tij ndaj themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se formimi i këtij mekanizmi është i mundur vetëm paralelisht me njohjen nga Serbia.

Ndërsa, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka konfirmuar për mediat nga Mynihu se është i ftuar në Bruksel, duke thënë se nuk ka ndërmend të shkojë atje si “turist”, por se është i interesuar për themelimin e Asociacionit.

Albanain Post ka raportuar se nëse gjithçka shkon sipas planit të rënë dakord, pas takimit të 27 shkurtit palët dalin me njoftimin se ka pajtim, edhe pse nënshkrimi zyrtar nuk bëhet atë ditë.

Kjo do ruhet për një moment tjetër, më ceremonial, dhe do marrë vëmendjen e nevojshme diplomatike e mediale të botës perëndimore.

Burimi i AP-së – bazuar nga çfarë është parë në rrugëtimin pesë mujor të diskutimit për “kornizën e re”, pasi në proces u përfshinë fuqishëm Franca dhe Gjermania, përmes Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarëve kryesorë të presidentëve Olaf Scholz e Emmanuel Macron – paralajmëron për një drojë të ndërkombëtarëve, gjithsesi pajtimi deklarativisht është dhënë.

Kurti takon Borrell-in e Lajçak-un në Munih, flasin për takimin e 27 shkurtit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore