Lajme

Borell informoi ministrat e Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, do të informojë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare për rezultatet e vizitës së përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak në Beograd, Prishtinë dhe Podgoricë.

Vizita e Lajçak në rajon do të paraqitet si pjesë e një rishikimi ministror të “çështjeve aktuale” dhe “angazhimeve të fundit të BE-së në Ballkanin Perëndimor”.

Po ashtu, ai do të informojë edhe ministrat e jashtëm të BE-së, në lidhje me situatën në Venezuelë dhe zhvillimet e fundit në Gjeorgji dhe Birmani, shkruan mediumi i Kosovës në gjuhën serbe, Kosovo-Online.

Dy pikat më të rëndësishme në agjendën e Këshillit të BE-së, do të jenë marrëdhëniet me Rusinë dhe Turqinë.

Fillimisht, Borrel do të paraqesë zhvillimet e fundit në marrëdhëniet e BE-së me Rusinë.

Gjithashtu pritet edhe një debat ministror, i cili do të shërbejë si një hyrje në debatin strategjik mbi marrëdhëniet BE-Rusi, i planifikuar për në samitin e BE në 25 dhe 26 mars.

Përpara Këshillit Evropian në 25 dhe 26 mars, ministrat do të diskutojnë mbi gjendjen aktuale të marrëdhënieve BE-Turqi dhe do të vlerësojnë marrëdhëniet në kontekstin më të gjerë të zhvillimeve të fundit në Mesdheun Lindor dhe çështje të tjera rajonale.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore