Shqipëria

Bordi publikon çmimet e reja: Rritet nafta, benzina dhe gazi


Krahasuar me vendimin e mëparshëm të Bordit të Transparencë, çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë pësuar një rritje të lehtë.

Në vendimin e publikuar këtë të mërkurë të 10 majit, nafta do të shitet me 173 lekë për litër, nga 169 lekë për litër, duke shënuar një rritje të çmimit me katër lekë për litër.

Kurse benzina do të shitet me 173 lekë për litër dhe gazi me 63 lekë për litër duke shënuar rritje me nga 1 lekë krahasuar me vendimin e mëparshëm.

Referuar vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër.

Dhe çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 79 lekë/litër”-thuhet në vendimin e publikuar.

Sakaq, vendimi i Bordit hyn në fuqi në orën 18:00 të ditës së sotme dhe do jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme ku do të pasqyrohen ndryshime të çmimeve.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore