Film

“Boom Boom Ciao”


Të jetosh shumë jetë.

Por, për Tokyo-n, kjo ishte e fundit!

Apogjeu i gjysmës së parë të sezonit të pestë të serialit të ndjekur ndërkombëtarisht, “La Casa de Papel”, erdhi kur narratorja e gjithë historikut, Tokyo, i dha fund jetës së saj në përpjekje për të fituar kohë e për të shpëtuar pjesëtarët e tjerë të ekipit.

Rrugëtimi i saj ka qenë ndër më mbresëlënësit përgjatë gjithë sezoneve të serialit.

Pikërisht gjatë sezonit të pestë, u zbulua edhe historia e shkuar e Tokyo-s, e cila ishte jo shumë e ndryshme nga ajo e përjetuar me Rio-n në katër sezonet e para.

Vetë aktorja që mishëron Tokyo-n, Ursula Corbero, pati deklaruar më parë se nuk ndihej gati për t’i dhënë fund rolit të saj. Por, me sa duket, regjisori nuk ka pasur të njëjtin mendim.

Dashamirës të serialit nga e gjithë bota, kanë mbetur të shtangur nga rezultantja e minutave të fundit të serisë përmbyllëse. Jo të paktë kanë qenë ata ndër lot, duke e postuar edhe në media sociale reagimin e tyre.

Më 3 dhjetor, “La Casa de Papel” do të rikthehet me gjysmën e dytë të sezonit. Aty ku pritet edhe dalja e madhe e grupit nga Banka e Spanjës.

Një dalje, e cila duket se nuk do të kryhet me Tokyo-n si pjesë e ekipit.

Megjithatë, narrativa, mund të mbetet ende në zërin e saj.

Por, për momentin, ashtu si është referencë e mirënjohur e serialit, për Tokyon, është “Boom Boom Ciao”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore