Përballje

Booker shënon 49 pikë për t’i dhënë fitoren Phoenix Suns


Devin Booker shënoi 49 pikë, teksa Phoenix Suns mposhti Denver Nuggets me rezultat 140-130.

Chris Paul regjistroi 17 pikë dhe 13 asistime në rikthimin e tij në formacionin e Suns pas një mungese dëmtimi prej 15 ndeshjesh.

Një fitore e shtatë radhazi do të thotë se kampionët në fuqi të Konferencës Perëndimore do të shkojnë në play-off pasi kanë kryesuar renditjen e tyre.

Ndërkohë, kampioni në fuqi i NBA-së Milwaukee, mposhti Washington-in me rezultat 114-102.

Jrue Holiday shënoi 24 pikë dhe dha 10 asistime ndërsa për Bucks, kjo është fitorja e dytë, nga tre ndeshjet e luajtura kundër Wizards.

Me Giannis Antetokounmpo dhe Khris Middleton të anashkaluar, Grayson Allen kontribuoi në mënyrë vendimtare me 21 pikë.

Në anën tjetër, Pascal Siakam shënoi 35 pikë teksa Toronto mposhti Cleveland Cavaliers 117-104.

Siakam goditi gjashtë nga shtatë trepikëshat, ndërsa OG Anunoby shtoi 14 pikë në rikthimin e tij në formacionin e Raptors pasi humbi 15 ndeshje me gisht të thyer.

Devonte Graham shënoi 30 pikë dhe Jose Alvarado ishte vendimtar në çerekun e katërt teksa New Orleans mposhti Chicago Bulls 126-109.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore