Film

“Bolero në vilën e pleqve” shpallet “Filmi më i mirë” në festivalin e Paris-it


Filmi “Bolero në vilën e pleqve” me regji nga Spartak Pecani fitoi çmimin “Filmi më i mirë” në “Paris Play International Film Festival”.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila theksoi e cilësoi një lajm të mirë të kinematografisë.

“Urime shtëpisë kinematografike “Eclipse SA Film”, gjithë stafit realizues dhe kastit të mrekullueshëm të aktorëve, me në krye artistët e mëdhenj Robert Ndrenika e Margarita Xhepa”, – tha Margariti.

Në këtë film luajnë aktorët Robert Ndrenika Margarita Xhepa, Gentiana Ramadani, Afrim Muçaj, Olta Gixhari, Olta Daku,Ledjon Zoi etj. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore