Përballje

Krasniqi humbë titullin e botës, mposhtet nga Boesel


Dominic Boesel e ka mposhtur Robin Haxhi Krasniqin pas 12 raundeve, për titullin e kampionit të botës në peshat gjysmë të rënda. 

Kjo ishte sfida e dytë mes këtyre dy boksierëve, pasi e para ishte zhvilluar 12 muaj më parë, ku Krasniqi arriti të bëhej për herë të parë kampion bote duke e rrëzuar me nokaut në raundin e tretë boksierin gjerman.

Në raundin e parë dhe të dytë të dy boksierët nuk u lëshuan shumë, duke u mbrojtur mirë, por nuk munguan as sulmet.

Krasniqi e nisi më mirë raundin e tretë duke goditur disa herë gjermanin, por edhe ai i dha disa goditje me të majtën, të cilat Krasniqi arriti t’i përballojë.

Edhe tre raundet tjera ishin disi të baraspeshuar, ku nuk munguan goditjet e dy boksierëve.

Në raundin e gjashtë, Krasniqi u hodh në sulm, duke e dominuar këtë raund, ku kishte shumë goditje të sakta  ndaj Boeser. 

Në të shtatin, boksieri kosovar arriti t’iu shmangej disa goditje të Boeser, por prap ky raund i takoi boksierit gjerman.

Ndërsa raundi i tetë u vlerësua me një sulm të mirë të Krasniqit.

Raundi i nëntë ishte luftë e hapur, ku të dy boksierët nuk u ndalën, duke kërkuar fitoren. 

Në raundin e dhjetë ishte luftë e bukur, ku Krasniqi ishte për një moment më i mirë. 

Në raundin e 11-të ishte vetëm Krasniqi që sulmoi Boeser-in.

Ndërsa raundi pasardhës ishte një luftë e shfaqur nga dy boksierët, duke treguar se kjo ndeshje ishte thuajse e barabartë në të gjitha aspektet.

Por, në fund luftën e fitoi Domenic Boeser me vendimin e gjyqtarëve, pavarësisht se Krasniqi pati një luftë shumë të mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore