Pajisje

Boeing-u, avion pa pilot për Forcat Ajrore të SHBA-ve


Kompania ajrore, Boeing, ka bërë me dije se do të përdorë një avion pa pilot të ngjashëm me Skyborg-un, avionin luftues i prodhuar në Australi, si bazë për prototipin e saj të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Agjensia e lajmeve, Reuters, shkruan se avioni i quajtur Loyal Wingman, është avioni i parë ushtarak që u prodhua në Australi në më shumë se 50 vjet.

Avioni ka realizuar fluturimin e tij të parë nën mbikqyrjen e një piloti provë që e monitoronte atë nga një stacion tokësor kontrolli i vendosur në Australinë e Jugut. Ai u ngrit nën fuqinë e vet para së të fluturonte në një rrugë të paracaktuar me shpejtësi dhe lartësi të ndryshme. Kjo pët të verifikuar funksionalitetin e avionit dhe për të demonstruar performancën e modelit të ri pa pilot.

Lidhur me karakteristikat e Loyal Wingman-it, ai është 11.6 metra i gjatë, disponon një pjesë të përparme e cila mund të mbajë ngarkesa të ndryshme dhe gjithashtu avioni mund të mbajë armë dhe të veprojë si një mburojë për të ndihmuar në mbrojtjen e avionëve ushtarakë më të shtrenjtë.

Sipas Reuters, kompania ajrore Boeing ka nënshkruar një kontratë miliona dollarëshe me Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mujain dhjetor të vitit të kaluar për të prodhuar prototipa ajrorë pa pilot, të cilët mund të bashkohen me avionët ekzistues të ekuipazhit.

“Sistemi i bashkimit të fuqisë ajrore është bazë për ofertën tonë të Skyborg-ut”, ka thënë Shane Arnott, drejtori i programit të ekipit të forcave ajrore të Boing-ut, duke shtuar se “tregu i SHBA-ve është padyshim një treg i madh dhe është fokus për arritjen e një kontrate”.

Lëvizja e kompanisë vjen në një kohë kur kontraktorët e mbrojtjes po kërkojnë të investojnë më shumë në teknologjitë autonome teksa ushtarakët kërkojnë mënyra më të lira dhe më të sigurta për të maksimizuar burimet.

Reuters tregon se Australia përfaqëson një nga aleatët e vendosur të SHBA-ve, i cili posedon një hapësirë të gjerë ajrore me trafik të ulët në kuadër të testimit të fluturimeve të Boeing-ut.

Pjesë e investimeve të qëverisë australiane për blerjen e tre avionëve të tjerë Loyal Wingman janë edhe 99 milionë dollarë, të cilat janë bërë publike javën e kaluar.

Tre avionët e rinj do të shërbejnë për Forcën Ajrore Mbretërore Australiane për të zhvilluar taktika për përdorimin e avionëve në ekuipazh.

“Qëllimi ynë me Boeing-un është të kuptojmë se si mund t’i bëjmë këta avionë të bashkohen me avionët ekzistues për të qenë një shumëzues i forcës në të ardhmen”, ka thënë Cath Roberts, shefi i aftësisë së forcave ajrore australiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore