Bota

Boeing 737 MAX dënohet me 2.5 miliardë dollarë


Përplaset  737 MAX: akuzohet  për mashtrim, Boeing do të paguajë 2.5 miliardë dollar

Gjigandi ajror Boeing  është akuzuar për mashtrim. Ai do të paguajë 2.5 miliardë dollarw, pasi ka fshehur informacione gjatë procesit të miratimit të avionëve.

Boeing 737 MAX ka rifilluar shërbimin në fund të dhjetorit të 2020-ës.  Ministria e Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara (SHBA) njoftoi më 7 janar se ka akuzuar Boeing për komplot dhe  mashtrim. Ai akuzohet se nuk ka dhënë të gjithë informacionet gjatë procesit të miratimit të avionëve.

Njoftohet se dy avionë janë rrëzuar gjatë fluturimit.  Kompania përgjegjëse për “sjelljen mashtruese ndaj punonjësve të saj” nuk do të deklarohet fajtore gjatë ndjekjes penale.

Boeing ka rënë dakord të paguajë më shumë se 2.5 miliardë për të zgjidhur disa procese gjyqësore . Specifikisht, një gjobë penale prej 243.6 milion dollarë, 1.77 miliardë dollarë si kompensim për klientët e saj dhe 500 milion dollarë, për një fond të destinuar për të kompensuar familjarët e 346 viktimave të dy aksidenteve.

Aksidentit të ndodhur  nga  Lion Air, në tetor të vitit 2018 dhe  aksidentit të ndodhur në mars të vitit 2019 nga Ethiopian Airlines./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore