Sport

BNE ia del përballë serbëve


Ekipi shqiptar në lojën e CS Go, Bad News Eagles (BNE) ka arritur të mposht kundërshtarët serb në turneun “Eastern European Masters Spring 2023”.

Në hartën “Inferno”, BNE triumfoi ndaj kundërshtarit në një përballje tepër të luftuar duke e mundur me rezultatin 19-17.

Ekipet bëjnë pjesë në Grupin E të turneut, aty ku gjenden edhe Eternal Fire nga Turqi dhe bullgarët e Voyvoda. Më herët Voyvoda mundi Fire-n dhe së bashku me BNE udhëheqin grupin.

Në renditjen botërore, BNE gjendet në vendin e 21-të. Ndërsa në iNation renditen në vendin e 37-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore