Auto

BMW me më shumë makina elektrike


Oliver Zipse, CEO i BMW-së, ka deklaruar se planifikon të rrisë prodhimin e veturave elektrike.

“Ne gjithmonë kemi ambicie të rrisim planet dhe të zgjerojmë më tej pozicionin tonë në treg”, ka thënë Oliver Zipse për gazetën gjermane Augsburger Allgemeine.

Lidhur me këtë plan Zipse dekladroi se “ndërmjet vitit 2021 dhe 2023 do të ndërtojmë një çerek milioni më shumë makina elektrike nga sa ishte planifikuar në fillim”.

Ai shtoi se do të dyfishohet shitja e automjeteve elektrike nga 8% këtë vit, në rreth 20% deri në vitin 2023./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore