Sport

BMW i8 e Maradona-s në ankand


Një super veturë e re që i përkiste Diego Armando Maradona-s, shfaqet në kërkim të një pronari të ri. ‘Pibe de Oro’ (‘djali i artë’ e përkthyer në shqip, nofka e njohur e Maradona-s) e përdori atë në Dubai-n e Emirateve të Bashkuara. Ka vetëm 10 mijë km [kilometra].

BMW i8 e Maradona-s

Historia e BMW i8-ës me fuqi 357 kf [kuaj fuqi] kishte një jetë të shkurtër, e cila zgjati nga Motor Show 2013 në Frankfurt deri në pranverën e vitit 2020, kur zyrtarisht ndaloi së prodhuari. Ajo u ble nga Pibe de Oro për t’u përdorur prej tij gjatë kohës (2014) kur jetonte në Dubai.

Një makinë e bukur që u vendos në shitje, pothuajse tre muaj pas vdekjes së tij, nga shtëpia e ankandeve RM Sotheby, e cila tashmë po kërkon një blerës të ri. Një fat që ajo ndan me Rolls Royce Ghost “Incanto Dubai”, që gjithashtu i përkiste Maradona-s dhe është po ashtu në ankand.

Maradona voziti me BMW i8-ën deri në vitin 2018, para se ta shiste atë tek pronari i dytë i cili e mbajti atë si të re: deri më sot ajo regjistron vetëm 10 mijë e 5 qind kilometra. RM Sotheby’s do të hapë ankandin e makinës së një prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjithë kohërave (disa e konsiderojnë më të madhin) në 19 shkurt 2021 e do të qëndrojë për tetë ditë, deri në 27 shkurt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore