Auto

Bloodhound del në shitje


Pronari i makinës supersonike Bloodhound e cila u ndërtua për të thyer rekordin e shpejtësisë së tokës, e ka nxjerrë makinën në shitje.

Sipas BBC, agjensi lajmesh, Yorkshireman Warhurst i cili është pronari i makinës, është shprehur se ka ardhur momenti që Bloodhound-in ta marrë dikush tjetër përsipër.

Bloodhound u shndërrua në një nga makinat më të shpejta në histori gjatë provave në shkretëtirën e Kalaharit në vitin 2019. Mirëpo, për të thyer rekordin e të gjitha kohërave prej 1 mijë e 228 kilometra në orë nevojitet shtimi i një motori rakete, kostoja e të cilit llogaritet nga Warhurst të jetë 8 milionë paund.

Ai ka thënë për BBC se “kam shkuar aq sa mundem me të. Nuk mund të vë më shumë nga paratë e mia në projekt, kështu që është koha t’ja kaloj dikujt tjetër. Ndërsa unë do të bëj brohoritje diku mënjanë”.

Shpejtësia maksimale që arrin Bloodhound-i llogaritet të jetë 1 mijë e 10 kilometra në orë. Kjo shpejtësi është provuar në shtratin e liqenit të Hakskeen Pan-it, në Afrikën e Jugut në vitin 2019.

Aktualisht, projekti Bloodhound është i vendosur në Kolegjin Teknik në Universitetin SGS Barkeley Green në Gloucestershire./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore