Shqipëria

Bllokohen alpinistët në malin e Murganës


Disa alpinistë janë bllokuar në malin e Murganës. Sipas njoftimit të policisë  asnjë prej alpinistëve nuk është në rrezik për jetën.

Forcat Shqiponja në Gjirokastër, shërbimet e Postës së Policisë në Dropull dhe Forcat e Ushtrisë kanë shkuar menjëherë për t`iu ardhur në ndihmë këtyre alpinistëve.

Alpinistët po transportohen me mjetet e policisë drejt  fshatit Sotirë.

Një 17 vjeçar është rrëzuar dhe ka dëmtuar këmbën. Asnjë shtetas nuk është në rrezik për jetën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore