Lajme

Blinken: Putin-i do të dështojë dhe Rusia do të pësojë një disfatë strategjike


Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se ai është “absolutisht i bindur se Putin-i do të dështojë dhe Rusia do të pësojë një disfatë strategjike”.

“Siç kemi thënë më parë, ju mund të fitoni një betejë, por kjo nuk do të thotë se ju e fitoni luftën – përkundrazi. Mund të marrësh një qytet, por nuk mund të marrësh zemrat dhe mendjet e njerëzve të tij dhe ukrainasit po e demonstrojnë këtë çdo ditë”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Departamentin e Shtetit së bashku me homologen e tij britanike, Sekretaren e Jashtme Liz Truss.

Diplomati i lartë amerikan tha se nëse “qëllimi i Putin-it është të imponojë një lloj regjimi kukull duke zhvendosur qeverinë ekzistuese dhe duke vendosur një të tillë sipas dëshirës së tij, mendoj se është shumë e qartë nga përgjigja e popullit ukrainas se ata kurrë nuk do ta pranojnë këtë”.

“Nëse ai përpiqet të zbatojë një regjim të tillë kukull duke mbajtur forcat ruse në Ukrainë, do të jetë një rrëmujë e gjatë, e përgjakshme, e zgjatur në të cilën Rusia do të vazhdojë të vuajë rëndë”, theksoi Blinken.

Blinken tha se SHBA-të kanë kërkuar t’i sigurojnë liderit rus rampa, por “sa herë që ka pasur një mundësi” për t’i marrë ato, “ai ka shtypur përshpejtuesin dhe ka vazhduar në këtë rrugë të tmerrshme që ai ka ndjekur”.

Ndërkaq në fjalën e tij Blinken e bëri të qartë se Rusia tashmë kishte “dështuar në objektivat e saj kryesore”.

“Nuk ka mundur ta mbajë Ukrainën. Nuk do të jetë në gjendje të mbajë Ukrainën në një afat të gjatë, përsëri, pavarësisht se cilat janë fitoret taktike që mund të arrijë”, vijoi ai.

Sakaq Sekretari i Shtetit vazhdoi të thotë se masat ekonomike të marra nga komuniteti global kanë “fshirë 30 vjet përparim në integrimin e Rusisë në botë” dhe “eksodi dramatik” i kompanive globale nga Rusia po ka “një ndikim të thellë” në një kohë të shkurtër dhe afatgjatë.

Ndër të tjera Blinken i kërkoi Rusisë që ti lejojë ukrainasit të largohen nga qytetet që përballen me “bombardime të pamëshirshme” nga trupat ruse.

“Rusia pushtoi Ukrainën pa arsye”, thotë ai, dhe duhet të respektojë korridoret humanitare që lejojnë njerëzit të shpëtojnë nga qytetet e rrethuara.

Gjithashtu Blinken nderoi dhembshurinë e treguar nga britanikët për të ndihmuar njerëzit në Ukrainë, duke bërë një krahasim midis konfliktit aktual dhe betejave të Britanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai thotë se është e pamundur të shohësh fotografi të njerëzve që kërkojnë strehim në Kiev dhe të mos mendosh për njerëz të strehuar në stacionet e metrosë të Londrës gjatë bombardimeve nga Gjermania naziste në 1942.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore