Bota

Blinken duhet të rifitojë besimin e DASH-it


Largimi i Mike Pompeo-s nga kreu i diplomacisë amerikane, do të ngarkojë Sekretarin e ri të Shtetit, Antony Blinken, jo vetëm me detyrën e vështirë të rikthimit të marrëdhënieve të mira me Evropën, por edhe me detyrën për krijuar besim brenda Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).

Kjo, për shkak se ish-presidenti, Donald Trump, i atashonte diplomatët amerikanë me teori konspirative të “Deep State”. Një ndjenjë rebelimi ndaj drejtuesve, u zhvillua nga administrata e DASH-it. Me ardhjen e Blinken-it, administrata nuk do të ndryshojë shumë.

Pompeo vetë, la pas një frymë jo të mirë. Raportime të shumta ka pasur mbi mbledhje diskriminuese në DASH. Për ngritjen e moralit, shpesh punonjësit nxirreshin në korridor dhe viheshin të dëgjonin këngën “Happy” nga Pharrell Williams. Kjo ishte e pa kuptueshme nga administrata, e cila ndihej e fyer.

Blinken-i ndërkohë, sjell një stil të ri drejtimi të institucionit. Që në mbledhjen e parë, ai ka premtuar se do të punonte për “rivendosjen e moralit dhe besimit”. Paraardhësi i tij nuk u përmend fare në takim.

Stili i ri i menaxhimit gjithsesi, nuk u prit tërësisht mirë nga stafi. Diplomatë me eksperiencë shumëvjeçare janë ndjerë të fyer nga paaftësia e ish-drejtuesit të tyre, për të mbrojtur ata ndaj akuzave që vinin nga Shtëpia e Bardhë.

“Do të dëgjoj ekspertët”, theksoi me ngulm Blinken-i. “Do të marr parasysh çdo pikëpamje të ndryshme, sepse kështu merren vendimet këtu tashmë. Ngulmoj që ju të flisni. Të flisni pa frikë. Do të jem gjithmonë mbështetës i juaji”, përmbylli ai.

Sekretari i ri i Shtetit, mori detyrën zyrtarisht në 26 janar 2021, pasi u konfirmua nga Senati. Ai ka ndërmarrë hapat e parë të afrimit me Evropën. Një telefonatë me Ministrin e Jashtëm të Francës, jean-Yves Le Drian, ishte e para për Blinken-in, në krye të diplomacisë amerikane./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore