Sport

Blick: Ndeshja vëllazërore mes Zvicrës dhe Kosovës


Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet me atë të Zvicrës në miqësoren që do të zhvillohet më 29 mars në Zurich.

Mediumi zviceran, “Blick” e ka quajtur duel vëllazëror këtë takim, duke shkruar “Së pari në Wembley më pas dueli vëllazëror me Kosovën”.

“Çfarë starti në vitin e Kampionatit Botëror. Zvicra testohet ndaj Anglisë në ‘Wembley’ dhe më pas pret Kosovën për duelin vëllazëror”, ka shtuar mediumi helvetik.

Ky takim pritet të jetë i veçantë për futbollistët nga Kosova të cilët përfaqësojnë kombëtaren e Zvicrës.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me fanellat e Zvicrës

“Përfundimisht ndeshje e veçantë për kapitenin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqirin”, shkruan më tej mediumi zviceran.

Kujtojmë që kjo do të jetë ndeshje a parë miqësore mes Kosovës dhe Zvicres, derisa në FFK thonë se janë duke punuar për të aranzhuar edhe një tjetër ndeshje miqësore.

Kjo njëkohësisht do të jetë edhe ndeshja e parë për Kosovën në vitin 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore