Shqipëria

Bletaria, “mbretëresha e profesioneve”


Zanatin e bletarisë, Xhevat Belba e ka trashëguar nga i ati. Tanimë po jua përcjell nipërve edhe mbesave. Por, thotë ai për Albanian Post, interesi i brezit të ri ka humbur.

Edhe pse shpeshherë mes shiut, apo thatësirës, të ftohtit apo vapës, bletaria, sipas Xhevatit, “është një profesion i lodhshëm, por i këndshëm”.

“Kujdesi për bletët është një punë që të zë pjesën më të madhe të ditës”, shton bletërritësi, por që e bën me pasion.

Mjalti, prepolisi apo qumështi i bletës janë disa prej produkteve kryesore që përftohen nga bletët.

Përveç fitimeve, Belba thotë që bletët janë tërheqëse, prandaj “ne që e ndiejmë në shpirt, nuk mund të rrimë dot pa to”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore