Jetesë & Stil

Bleona Qereti vjen me surpriza të reja


Këngëtarja shqiptare, e cila është e njohur edhe jashtë vendit, përveç këngës, i është futur edhe aktrimit.

Bukuroshja, e cila pavarësisht se vitet kalojnë, nuk e ka humbur asnjëherë hijeshinë dhe origjinalitetin e saj. Ajo nuk ndalet dhe përherë vjen me projekte të reja.

Së fundmi, ka njoftuar në Instagram, për të gjithë ndjekësit se shumë shpejt do ta shohim në një projekt të ri filmik.

Këngëtarja shqiptare ka shprehur se do të luajë rolin e një “Boss Lady” dhe do të quhet Brooke.

Pa dyshim ky rol do t’i shkojë shumë asaj, duke e realizuar më së miri.  Në janar të këtij viti, ajo iu nënshtrua vaksinimit kundër COVID-19.

Asokohe Bleona shkroi në Instagram se:“Unë sapo u vaksinova dhe ua rekomandoj të gjithëve që kanë mundësi ta bëjnë vaksinën. Është koha ta mposhtim virusin një herë e përgjithmonë. Kjo foto është nga një film që xhirova muajin e kaluar. Akoma nuk ka dalë, por doja t’u shprehja mirënjohjen të heronjve tanë që janë në vijën e parë të luftës.”

Rikujtojmë, gjithashtu se 41-vjeçarja shprehu hapur mbështetjen e saj për kandidatin republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Bleona është bërë pjesë edhe e filmit “211”, ku luan me aktorin Nicolas Cage.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore