Libra

Blendi Fevziu zbulon dy librat e ardhshëm: Njëri mbi Shqipërinë, tjetri për udhëtimet


Gazetari dhe autori shqiptar, Blendi Fevziu, u mirëprit në Klubin Letrar Kadare të UET-së.

Ai foli mbi fillimet e karrierës së tij, që nga studimet për gjuhë-letërsi, gazetaria dhe, tashmë, edhe si shkrimtar.

Në bashkëbisedim me studentët, Fevziu zbuloi se është duke punuar mbi dy libra, që do të sjellë për lexuesin shqiptar, të dy me tematika të ndryshme.

“Njëri është me protagonistë të historisë së Shqipërisë, me personazhe të njohur dhe më pak të njohur”, tha ai.

Ndërsa për librin e dytë, u shpreh se ua ka dedikuar udhëtimeve.

“Kam shkuar në 123 vende të ndryshme, pavarësisht se kam lindur në vendin më të izoluar të botës”, zbuloi ai.

Ndër librat e tij, veçoi “Tirana e Nonës”, duke e cilësuar një lloj borxhi ndaj familjes dhe trashëgimisë së tij.

“Thonë se për një njeri, duhet të mbjellë një pemë, të shkruajë një libër dhe të lërë një fëmijë. Unë i kam plotësuar këto, se çfarë do të mbetet, nuk e di”, shtoi ai.

Blendi Fevziu nuk përfshiu politikën gjatë bisedës së tij, duke thënë se preferonte t’i mbante studentët te pjesa e gazetarisë, librit dhe publicistikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore