Shqipëria

Bledi Çuçi: Riformatim të strukturës dhe statusit për azilkërkuesit


Azilkërkuesit me qendrën e tyre në Babrru do të kenë rregulla të reja por edhe kufizime.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka folur në kuvend për reformimin e statusit të azilkërkuesit. Projektligji që ai ka paraqitur ka dy drejtimi kryesore, i pari është jetësimi i direktivave të reja nga BE-ja dhe i dyti në rregullimin dhe plotesimin e mungesave ligjore.

Ai shprehu se do të bashkëpunojë me Organizatat kombëtare.

Kjo sipas tij vjen pas ankesave të banorëve pranë qendrës azilante. Më herët ata janë ankuar për cënim të pronës nga azilkërkuesit.

Ky projektligj do të sjellë riformatim të strukturës dhe statusit për azilkërkuesit. Ministri Çuçi, ka bërë thirrje që ta votojnë. Risia kryesore e tij është bashkëpunimi më i lartë me institucionet përgjegjëse. Një risi tjetër është mbjatja e të dhënave nga strukturat përkatëse.

Shteti do të ofrojë ndihmën juridike për ta. Më përpara kjo bëhej nga organizatat kombëtare.

Çuçi u shpreh gjithashtu se në Agjendën 2030, pjesa e azilkërkueve do të ketë prioritet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore