Shqipëria

Bledar Shella zgjidhet kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave


Të premten e 15 prillit 2021 u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB).  Bazuar në agjendën e ditës së sotme dhe në përputhje me statutin e AAB-së, ajo zgjodhi pesë anëtarët e Bordit Mbikëqyrës së Shoqatës.

Bëhet me dije se anëtarët e zgjedhur janë:
  1. Bledar Shella, Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank Albania
  2. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT)
  3. Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i CredinsBank
  4. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Bank
  5. Z.Bozhidar Todorov, Drejtor i Përgjithshëm i FIBank Albania.

Kryetar i Bordit Mbikëqyrës u zgjodh Bledar Shella dhe Seyhan Pencabligil-i u zgjodh Zëvendëskryetar.

“Zyra Ekzekutive e AAB-së falënderon Komitetin Ekzekutiv dhe ish Kryetarin, zotin Silvio Pedrazzi,- i cili, së afërmi do të angazhohet në projekte të tjera, – për përfaqësimin e Shoqatës me cilësi, standard dhe vizion, duke përballur me sukses situatën e vështirë të krijuar nga pandemia Covid-19, dhe me këtë rast i uron Bordit Mbikëqyrës dhe Kryetarit, z. Bledar Shella, suksese në përballimin e kërkesave të reja të zhvillimit të tregut bankar dhe përfaqësimit të industrisë bankare!”, shkruhet në njoftimin zyrtar të AAB-së.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore