Bota

Bjellorusia dhe Bullgaria në protestë


Bjellorusia dhe Bullgaria janë dy nga vendet që janë përfshirë nga trazirat e protestave masive me kërkesën kryesore për dorëheqjen e drejtuesve të shteteve.

Bjellorusia është mbërthyer nga protesta masive të shkaktuara gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 që u vlerësuan si të manipuluara, në të cilat presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko kërkoi një mandat të gjashtë në detyrë.

Që nga zgjedhjet  e 9 gushtit janë zhvilluar protesta masive, ku më shumë se 100 mijë protestues kanë qenë në qendër të Minskut, kryeqytetit Bjellorusisë gjatë katër të dielave.

Më shumë se 600 persona janë arrestuar gjatë protestës të 6 shtatorit.

Shkak i këtyre  protestave lidhet me autoritarizmin politik, politikat ekonomike dhe sociale të qeverisë si dhe  mënyrën e trajtimit pandemisë nga qeveria.

 Alexandër Lukashenko, ka një mandat 26 vjecar, i cilësuar si “diktatori i fundit” i Evropës.

Konflikti në Bjellorusi pritet të hyjë në fazë të re ku opozita synon largimin e Lukashenkos me anë të protestave, presionit ndërkombëtar ndërsa qeveria pret për shuarjen e protestave nga presioni i forcave sigurisë.

Gjithashtu edhe në Bullgari ka pasur protesta të njëpasnjëshme, masive me qëllim dorëheqjen e Kryeministrit Boyko Borissov, si dhe kryeprokurorit të vendit, Ivan Geshev.

Ato akuzojnë qeverinë për favorizim dhe varësi nga oligarkët dhe kërkojnë reforma, masa kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të parave të Bashkimit Evropian.

Pavarësisht presionit për të dhënë dorëheqjen për disa akuza për korrupsion të nivelit lartë , Borissov ka refuzuar të tërhiqet, duke thënë se “do të mbetet në pushtet deri në fund të mandatit të tij në mars 2021”.

/AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore