Lajme

Bjellorusi, Lukashenko pretendon se ai rrënoi një ‘grusht shteti’ të mbështetur nga SHBA


Presidenti i Bjellorusi, Aleksandër Lukashenko

Presidenti i Bjellorusi, Aleksandër Lukashenko, deklaroi të dielën e 16 prillit, se ai kishte rrënuar një përpjekje të planifikuar nga SHBA-ja si “grusht shteti”. Si dhe një “vrasje” kundër tij dhe familjes së tij.

Kjo vjen pasi shërbimet e sigurisë Bjelloruse, njoftuan të premten në mbrëmje se ata kishin çmontuar, gjatë një “operacioni special”, një “grup të organizuar të orientimit terrorist” i cili po planifikonte “eliminimin fizik të presidentit dhe familjes së tij” dhe “organizimi i një rebelimi të armatosur për të marrë pushtetin me mjete të dhunshme”.

Lukashenko tha se dy persona janë arrestuar nga forcat ruse të sigurisë në Moskë në lidhje me operacionin.

Bëhet me dije sipas tij se janë shkencëtari politik Alexander Feduta dhe avokati Yuri Zenkovich, që kanë shtetësi amerikane.

Në një video të lëshuar nga presidenca, Lukashenko pohoi se “ne arrestuam grupin, ata na treguan se si kishin planifikuar gjithçka, unë qëndrova i heshtur”.

“Pastaj zbuluam punën e shërbimeve të inteligjencës së huaj, ka shumë të ngjarë se është FBI-ja dhe CIA-ja”, vazhdoi ai.

As Rusia dhe as SHBA-ja nuk kanë komentuar pohimet e Lukashenko-s.

Kush është Lukashento?

Njeriu më i fortë i Bjellorusisë ka qenë në pushtet që nga viti 1994.

Lukashenko pretendoi një fitore të madhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Këto zgjedhje janë cilësuar si mashtrim nga opozita dhe vendet perëndimore.

Që nga ajo kohë, protesta masive kundër sundimit të tij janë zhvilluar rregullisht në të gjithë vendin pavarësisht nga shtypja e dhunshme e orkestruar nga autoritetet.

Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja, kanë vendosur sanksione kundër zyrtarëve të lartë të Bjellorusisë për manipulimin e zgjedhjeve dhe shtypjen pasuese.

Kryetarja e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya, e cila është strehuar në Lituani, denoncoi një “provokim nga shërbimet e sigurisë ruse dhe bjelloruse, në të cilin u tërhoqën zvarrë qytetarë të Bjellorusisë dhe Shteteve të Bashkuara”.

“Është e nevojshme të përmbahemi nga marrja e vendimeve dhe arritja në përfundime të nxituara që mund të dëmtojnë interesat kombëtare, sovranitetin dhe pavarësinë e Bjellorusisë”.

Tikhanouskaya do të takohet me ambasadorin e SHBA-së në Bjellorusi javën e ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore