Aplikacione

Biznesi i reklamave digjitale të Google-it, nën ankesa në Evropë


Google-i është bërë objektivi i një ankese antitrust nga Këshilli Evropian i Botuesve për biznesin e vet të reklamave digjitale.

Çka mund të forcojë potencialisht hetimin e shefes së Bashkimit Evropian për këtë çështje, Margrethe Vestager.

Në vitin 2020, Google-i ka arritur 147 miliardë dollarë të ardhura nga reklamat në internet, më shumë se çdo kompani tjetër në botë.

Reklamat përfshijnë kërkimin, YouTube-in dhe Gmail-in që përbëjnë pjesën më të madhe të shitjeve dhe fitimeve të tij të përgjithshme.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se afro 16 për qind e të ardhurave kanë ardhur nga biznesi i rrjetit të kompanisë.

Në të, kompani të tjera mediatike përdorin teknologjinë e Google-it për të shitur reklama në faqet e internetit dhe aplikacionet e tyre.

Në muajin qershor, Komisioni Evropian hapi një hetim nëse kompania favorizonte shërbimet e veta të teknologjisë së reklamave në internet në dëm të rivalëve, reklamuesve dhe botuesve në internet.

Organi tregtar i botuesve, anëtarët e të cilit përfshijnë Axel Springer, News UK, Conde Nast, Bonnier News dhe Editorial Prensa Iberica, e dërgoi ankesën në Komisionin Evropian.

Këtë duke pretenduar se Google-i ka një mbytje të teknologjisë mbi botuesit e shtypit.

“Është koha që Komisioni Evropian të vendosë masa ndaj Google-it që në fakt ndryshojnë, jo thjesht sfidojnë, sjelljen e tij”, ka thënë në një deklaratë kryetari Christian Van Thillo.

Për të, Google-i ka arritur “kontrollin e zinxhirit të vlerës së teknologjisë së reklamave, duke mburrur pjesët e tregut në 90 deri në 100 për qind në segmente të zinxhirit të teknologjisë së reklamave”.

Vestager, e cila e ka gjobitur Google-in me më shumë se tetë miliardë euro vitet e fundit për praktika antikonkurruese në tre raste, vitin e kaluar nisi hetimin për biznesin e reklamave digjitale të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore