Biznes

Bizneset ruse me çmim pakice, synojnë të futen në tregun londinez


Biznesi rus, Fix Price, i cili shet me pakicë, po planifikon të futet në tregun e aksioneve në Londër. Pasi pretendon se ky treg mund ta vlerësojë kompaninë në më shumë se 6 miliardë dollarë.

Oferta fillestare publike, e cila do të synonte të grumbullonte të paktën 1 miliardë dollarë, do të ishte më e madhja nga një kompani ruse në Londër që nga viti 2017. Fix Price paraqiti dokumentet në bursë të hënën dhe synon të futet në tregun londinez në muajin mars.

Modeli i biznesit Fix Price, është i ngjashëm me atë të kompanive si B&M dhe Dollar General të Mbretërisë së Bashkuar që operojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto kompani kanë pasur rritje në vitet e fundit për shkak të një rënie të standardeve të jetesës në Rusi. Kjo i ka shtyrë bizneset ruse drejt shitjeve me pakicë.

Ai ka një gamë prej 1 mijë e 800 produkteve, përfshirë mallrat shtëpiake, kozmetikën dhe ushqimin, të cilat i shet me çmime fikse të gjitha nën 250 Rubla ruse (3,40 dollarë), me rreth 80% nën vlerën e 100 Rubla (1,03 dollarë).

Kompania operon më shumë se 4 mijë e 200 dyqane në të gjithë Rusinë dhe ish-Bashkimin Sovjetik. Vitin e kaluar, të ardhurat u rritën me 33% në 190,1 miliardë dollarë (2,6 miliardë dollarë), me fitim neto prej 17,6 miliardë dollarësh. Shitjet për të njëjtat produkte janë rritur me ritme dyshifrore çdo tremujor gjatë 16 muajve radhazi.

Kompanitë si Fix Price kanë përfituar nga ndryshimi i zakoneve të blerjeve në Rusi pasi të ardhurat reale kanë rënë me 11% që nga viti 2013, duke përfshirë një rënie prej 3.4% vitin e kaluar.

X5 dhe Magnit, dy shitësit më të mëdhenj të ushqimit në Rusi, kohët e fundit i kanë bërë një zbritje produkteve të tyre.

Investitorët e Fix-it, përfshirë themeluesit Sergei Lomakin dhe Artem Khachatryan, si dhe investitorët që shesin me pakicë Goldman Sachs dhe Marathon Group, do të shesin aksione në  Initial Public Offering (IPO) (ofertë fillestare publike).

(Oferta fillestare publike (IPO) i referohet procesit të ofrimit të aksioneve të një kompanie private për publikun në një emetim të ri të aksioneve. Lëshimi i aksioneve publike lejon që një kompani të mbledhë kapital nga investitorët publikë. Kalimi nga një kompani private në një kompani publike mund të jetë një kohë e rëndësishme për investitorët privatë për të realizuar plotësisht fitimet nga investimet e tyre pasi zakonisht përfshin primet e aksioneve për investitorët aktualë privatë. Ndërkohë, ajo gjithashtu lejon investitorët publikë të marrin pjesë në ofertë).

Sipas raportimeve nga njerëz të njohur thanë se Lomakin dhe Khachatryan, të cilët krijuan Fix Price në 2007, planifikojnë të mbajnë kontrollin e kompanisë.

Aksionet do të tregtohen si fatura globale të depozitave, me një listë dytësore në bursën e Moskës.

BofA Securities, JPMorgan, Citigroup, Morgan Stanley dhe VTB Capital, kanë bërë një marrëveshje që do të veprojnë si koordinatorë dhe administrues të përbashkët në shitjet e tyre.

Disa kompani ruse po vëzhgojnë listat e huaja pas një IPO-je të suksesshme të kohëve të fundit.

Një nga shitësit më të mëdhenj në internet në Rusi, Ozon, deklaroi në New York, se vitin e kaluar ka pasur një rritje prej 6.2 miliardë dollarë, që kur kapitalizimi i tij në treg është rritur në më shumë se 13 miliardë dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore