Financa

Bitcon arrin rekord, kriptomonedhat në mbi 3 trilion dollarë


Aq lart sa po i afrohet 70 mijë dollarëve!

Bitcoin ka kapur vlerën rekord në histori, me 68 mijë e 564 dollarë në tregjet ndërkombëtare. Ethereum, po ashtu, ka kapur pikun e tij me thuajse 5 mijë dollarë vlerë.

Të dy valutat më të mëdha në tregun e kriptomonedhave, janë dyfishuar në vlerë karshi dollarit që prej fillimit të tetorit.

Por, ajo që bën më shumë përshtypje, është fakti se vlera e gjithë tregut të kriptomonedhave shkon tashmë në mbi 3 trilionë dollarë.

Blerjet thereum, po ashtu, ka kapur pikun e tij me thuajse 5 mijë dollarë vlerë.

Të dy valutat më të mëdha në tregun e kriptomonedhave, janë dyfishuar në vlerë karshi dollarit që prej fillimit të tetorit.

Por, ajo që bën më shumë përshtypje, është fakti se vlera e gjithë tregut të kriptomonedhave shkon tashmë në mbi 3 trilionë dollarë.

Vlera e Bitcoin në bursë

Blerjet në Bitcoin kanë shkuar në 6.4 miliardë dollarë gjatë vitit të fundit.

Sipas disa ekspertëve, njerëzit vetëm tani kanë filluar ta kuptojnë realisht fuqinë e Bitcoin-it apo kriptovalutave të tjera.

Gjatë javës së fundit, 95 milionë dollarë transaksione u bënë përmes Bitcoin.

Të tjerë gjithsesi, mendojnë se mund të mos e largët dita kur kjo perandori e ngritur të zhbëhet.

Fakti se edhe vetë bankat po bëjnë përpjekje për të përshtatur monedhën fizike me një virtuale, është tregues se tregu mund të standardizohet nga vetë ata që kontrollojnë paranë.

Por, lufta e Bitcoin, të paktën deri tani, është e fituar.

Nëse kalon mbi 70 mijë dollarë vlerë, ai do të shohë rritjen më të madhe që prej një rënieje të mëparshme, që e çoi deri në 40 mijë dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore