Biznes

Bitcoin vazhdon rekordet, kalon 40 mijë dollarë


Bitcoin u rrit më shumë se 5% të premten në çmimin rekord prej 41 mijë e 530 dollarësh.

Kurse kriptomonedha tjetër Ethereum u rrit me 3%.

Kjo erdhi pas rënies me më shumë se 10% të kriptomonedhës rivale të Bitcoin-it.

Bitcoin kaloi çmimin prej 30 mijë dollarësh për herë të parë në 2 janar.

Më herët, kriptomonedha kishte kaluar çmimin prej 20 mijë dollarësh në 16 dhjetor.

Disa analistë paralajmëruan një ndalim të rritjes së çmimit kur u arrit shifra prej 40 mijë dollarësh.

Bitcoin tejkaloi parashikimet e tregut dhe u rrit përsëri.

Kërkesa e rritur nga investitorët dhe korporatat për përfshirje në tregun e kriptomonedhave ka mundësuar rritjen e Bitcoin-it.

Grupi bankar amerikan JPMorgan parashikoi se Bitcoin mund të arrijë të tregtohet me shifra deri në 146 mijë dollarë.

Interesi për kriptomonedhën më të madhe në botë u rrit vitin e kaluar.

Bitcoin shihet si një mbrojtje kundër inflacionit dhe një alternativë ndaj dollarit kur zhvlerësohet./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore