Lajme

Bitcoin thyen një tjetër rekord


Cmimi i kriptomonedhës më të famshme në botë, Bitcoin, arriti të shtunën më 13 mars, shifrën e 60 mijë dollarëve.

Trendi i rritjes së çmimit lë të kuptohet se shumë shpejt mund të arrihet edhe rekordi historik i monedhës virtuale.

Monedha ishte në vlerën e 59 mijë e 819 dollarë që nga ora 10:00 e mëngjesit, duke u kthyer nga një ulje në fund të shkurtit, pas një kulmi të mëparshëm në po atë muaj.

“Qëndrueshmëria e Bitcoin është duke provuar të jetë pjesë e një legjende”, tha Antoni Trenchev, partneri administrues dhe bashkëthemeluesi i Nexo-s në Londër.

Bitcoin është rritur me rreth 1 mijë % që nga viti i kaluar.

Avokatët e krahasojnë kriptomonedhën me vlerën e arit, që mund të veprojë si një mbrojtje ndaj inflacionit.

Kush ndikoi në rritjen e tij?

Bitcoin e nisi vitin në 28 mijë e 900 dollarë duke arritur në më pak se dy muaj rritje me 90%.

Kompani të mëdha e përcaktuese të trendeve globale, kanë nxitur këtë rritje të paprecedentë dhe kanë forcuar qëndrueshmërinë. Tesla në krye, ka blerë Bitcoin në vlerën 1.5 miliardë dollarë dhe ka pranuar zyrtarisht pagesa në kriptomonedhë për makinat që prodhon vetë. Kështu edhe formalisht ata e kanë integruar këtë formë pagesash me valutat tradicionale.

Elemente të konsolidimit të monedhës në treg vijnë edhe prej kompanive të tjera. Mastercard, ka shfaqur planet për të pranuar pagesa me Bitcoin. Ndërsa BlackRock është duke shqyrtuar aktivisht mundësitë për përdorimin e monedhave digjitale.

Megjithatë, ka akoma mes atyre që hezitojnë të përdorin kriptomonedhën në transaksionet e tyre financiare. Më të zëshmit prej tyre, drejtuesit e fondeve të mëdha të investimeve, u druhen paqëndrueshmërisë që ka shfaqur Bitcoin në të shkuarën e afërt.

Në fakt, pavarësisht performancës impresionuese, Bitcoin ka shënuar luhatje të mprehta në muajin e fundit. Përpara se të arrinte në vlerën e vet maksimale, ajo ka pësuar respektivisht një rritje dhe një zbritje prej rreth 10 mijë dollarësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore