Lajme

Bitcoin-i rritet me mbi 10%


Lufta në Ukrainë po shënon një pikë kthese edhe në fuqinë dhe përdorimin e monedhave digjitale.

Kriptomonedha më e madhe në botë, Bitcoin, ka pësuar një rritje me më shumë se 10 për qind në mbi 41 mijë dollarë.

Kurse Ethereum pësoi një rritje me nëntë për qind.

Këto rritje të kriptovalutave vijnë mes raportimeve se Binance, shkëmbimi më i madh i kriptove, nuk do të bllokojë llogaritë e përdoruesve rusë paçka thirrjeve për ta bërë këtë.

Në Ukrainë, ministri i Transformimit Digjital, Mykhailo Fedorov, u ka drejtuar thirrje të gjitha shkëmbimeve kryesore të kriptove që t’i bllokojnë përdoruesit rusë.

“Është thelbësore të pezullohen jo vetëm adresat e lidhura me politikanët rusë dhe bjellorusë, por edhe të sabotohen përdoruesit e zakonshëm”, ka shkruar ai në Twitter.

Rusia, pa qasje në sistemin financiar global, do të përpiqet të përdorë kriptomonedhën për të kapërcyer sanksionet perëndimore. Dhe kjo paraqet shqetësim.

Ndërkohë, në Ukrainë janë derdhur në Bitcoin miliona nga donatorët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore