Lajme

Bislimi, pas pranimit të qeverisë që të mos jap gjoba: Tash fokusohemi në njohje


Kryenegociatori i Kosovës në Bruksel, Besnik Bislimi, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se pasi u arrit marrëveshja në Bruksel, në bazë të secilës Kosova shtynë vendimin për targat ilegale, derisa Serbia nuk lëshon më të tilla, ka ardhur momenti që të ketë fokus në marrëveshjen finale.

“Pas marrëveshjes së sotme ne duhet të vazhdojmë bisedimet intensive për propozimin e Bashkimit Evropian, mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të raporteve”, shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter.

Kosova ka hequr dorë nga gjobat – arrihet pajtim në Bruksel

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore