Lajme

Biserko për marrëveshjen mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe: “Fitore e Beogradit dhe e Moskës”


Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd

Fitore të Beogradit dhe të Moskës e ka quajtur nënshkrimin e Marrëveshjes Themeltare mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, aktivistja e të drejtave të njeriut, Sonja Biserko.

Që të dyja punojnë që Malin e Zi ta bëjnë “të pakuptimtë” edhe si shtet edhe si identitet, tha Biserko në një prononcim për gazetën malazeze “Pobjeda”.

“Aterimi i Patriarkut me avion të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, pa prezencë të mediave përveç të kishës, ndodh prapa shpinës së qytetarëve, pavarësisht premtimit të kryeministrit Abazoviç se asgjë s’do të ndodh fshehurazi”.

Pyetja që duhet shtruar, shprehet Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, se “ku çon kjo?”.

“Mendoj se Mali i Zi nuk e ka përgatitur mirë veten për këtë moment. Mendoj se kjo gjë është dashur të kundërshtohet shumë më herët. Qartazi, vendi po futet në një periudhë tensionesh që në fakt janë dizajnuar për të ngadalësuar anëtarësimit e Malit të Zi në Bashkim Evropian”, ka thënë Sonja Biserko.

Çështja (aspak) fetare mes Kishës Ortodokse Serbe dhe Malit të Zi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore