Bota

BioNTech: Vaksina mund të jetë efektive kundër mutacionit të ri të COVID-19


Kompania farmaceutike gjermane BioNTech deklaron se është ende e paqartë nëse vaksina aktuale do të mund të  na  sigurojë një mbrojtje nga mutacioni i ri i COVID-19 edhe pse “shkencërisht, ka shumë gjasa që përgjigja imune të arrihet edhe me variantet e reja të virusit”.

Mutacioni i ri i COVID-19 në Angli, i cili është përhapur gjerësisht në Londër javët e fundit ka ngjallur shqetësim në të gjithë botën për shkak se mund të përhapët edhe më lehtësisht. 

“Ne kemi testuar vaksinën  kundër  përafërsisht 20  varianteve të tjera virale me mutacione të ndryshme”,  tha shefi ekzekutiv i BioNTech.

Sahin tha se  kompania e tij do ta dijë me siguri brenda dy javëve nëse vaksina është efektive kundër  variantit të ri të COVID-19, të njohur si VUI-202012/01, i cili fillimisht u shfaq në Mbretërinë e Bashkuar në shtator. Ky variant është tanimë përgjegjës për më shumë se 60% të infektimeve në Londër. 

Shefi i ekzekutiv në BioNTech ka thënë se duhet të bëhen studime të mëtejshme që të sigurohen që vaksina aktuale të funksionojë kundër variantit të ri të COVID-19. “Nëse vaksina duhet të rregullohet  BioNTech do ta bëjë këtë brenda 6 javëve”, deklaroi Sahin një konferencë për shtyp.

Proteinat në variantin e ri  janë 99% të njëjta me ato të llojeve ekzistuese dhe për këtë arsye BioNTech thotë se vaksina e saj mund të jetë efektive dhe ndaj këtij mutacioni të ri. 

Sidoqoftë nëse do të krijohet një vaksinë e re rregullatorët do të duhet ta miratojnë, përpara se të përdoret gjerësisht./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore