Lajme

Rritet temperatura e ruajtjes së vaksinës Pfizer


Sipas rezultateve të reja nga ekspertët e fushës së shëndetësisë në Izrael, vaksina e prodhuar nga kompania farmaceutike BioNTech/Pfizer nuk ka më nevojë të mbahet në temperatura shumë më të ulëta se i ftohti i dimrit arktik.

Ekspertët kanë dalë në përfundimin se temperatura normale duhet të jetë nga -15C në -25C për dy javë. Krahasuar me kushtet e mëparshme, të cilat kërkonin që vaksina të mbahej në një temperaturë prej -60C dhe -80C, ndryshimi është i madh.

Shefi ekzekutiv i BioNTech, Ugur Sahin, tha se aftësia për të ruajtur vaksinën në temperatura më të larta, do t’i jepte qendrave të vaksinimit “fleksibilitet më të madh”.

“Kompania vazhdon të zhvillojë formulime të reja për ta bërë dozën edhe më të lehtë për t’u transportuar dhe përdorur”.

Nevoja për ta ruajtur dhe transportuar dozën e vaksinës nën -60C ka komplikuar shpërdarjen, veçanërisht në zonat e largëta ku  infrastruktura është e vështirë.

Vaksina e prodhuar nga kompania Moderna, tashmë mund të mbahet në temperatura  midis 2C dhe 8C për 30 ditë. Ndërsa një tjetër vaksinë mRNA që po zhvillohet nga CureVac e Gjermanisë, mund të mbahet në temperatura të ngjashme për tre muaj.

Studimi i kryer nga 9 mijë punonjës të Sheba Medical Center në Izrael, doli në përfundimin se një dozë e vetme ka zvogëluar numrin e njerëzve të prekur me Covid-19.

Studiuesit gjithashtu arritën në përfundimin se një dozë e vetme uli infeksionet asimptomatike me 75%. Gjatë provave klinike, dy doza të marra në tre javë ishin 95% efektive.

Drejtoresha e Njësisë së Parandalimit dhe Kontrollit të Infeksionit në Sheba Medical,Gili Regev-Yochay, tha se vaksina kishte efektivitet të lartë.

Studimi përfshiu një pjesë të popullsisë së grupmoshës së re. Si rezultat, imunineti i tyre është më i fortë dhe nuk ka të dhëna se sa zgjat mbrojtja.

Sidoqoftë, Regev-Yochay, tha se ajo supozonte se imuniteti do të zgjaste për “një kohë të gjatë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore