Lajme

Binjakët arrijnë kulmin e lindshmërisë


Këtë periudhë ka pasur një lindshmëri shumë të lartë të binjakëve. Bota tani mund të ketë arritur kulmin e tyre, thonë studiuesit. Rreth 1.6 milion binjakë lindin çdo vit në të gjithë botën.

Sipas një pasqyre globale në revistën Human Reproduction, kulmi u arrit për shkak të rritjeve të mëdha të normave të binjakëzimit në të gjitha rajonet për 30 vjet. Kjo nga një rritje prej 32% në Azi në një rritje prej 71% në Amerikën e Veriut.

Numri i binjakëve të lindur për një mijë lindje tani është veçanërisht i lartë në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Por normat e binjakëve në Afrikë kanë qenë gjithmonë të larta dhe nuk kanë ndryshuar shumë gjatë 30 viteve të fundit. Kjo gjë që mund të jetë si rezultat i rritjes së popullsisë.

Dora ndihmuese

Afrika dhe Azia përbëjnë rreth 80% të të gjitha lindshmërivë të binjakeve në botë për momentin.

Prof Christiaan Monden, autori i studimit nga Universiteti i Oksfordit, tha se kishte një arsye për këtë.

“Shkalla e binjakëzimit në Afrikë është kaq e lartë për shkak të numrit të lartë të binjakëve dizigotikë – binjakëve të lindur nga dy vezë të veçanta”, tha ai.

“Kjo ka shumë të ngjarë të jetë për shkak të ndryshimeve gjenetike midis popullatës afrikane dhe popullatave të tjera”.

Shkalla e binjakëzimit në Evropë, Amerikën e Veriut dhe vendet Oqeanike është rritur dhe nga përdorimi i riprodhimit të asistuar mjekësor që nga vitet 1970-të. Të tilla si IVF, ICSI, mbarësimi artificial dhe stimulimi i vezoreve, kanë qenë arsyeja kryesore.

Të gjitha këto teknika rrisin gjasat e një lindjeje të shumëfishtë.

Gratë që zgjedhin të krijojnë familje më vonë gjatë jetës, përdorimi i shtuar i kontracepsionit dhe pjelloria më e ulët në përgjithësi gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm.

Por theksi tani është në shtatzënitë e vetme, të cilat janë më të sigurta, thotë Prof Monden.

“Kjo është e rëndësishme pasi lindjet binjake shoqërohen me përqindje më të larta vdekjesh. Po ashtu, dhe më shumë ndërlikime për nënat dhe fëmijët gjatë shtatzënësisë, dhe pas lindjes,” thotë ai.

Binjakët kanë më shumë ndërlikime gjatë lindjes. Ata shpesh lindin të parakohshëm dhe kanë pesha më të ulëta të lindjes.

Shanset për mbijetesë

Rishikimi zbuloi se fati i binjakëve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ishte më shqetësues.

Në veçanti në Afrikën nën-Sahariane, shumë binjakë do të humbasin binjakët e tyre në vitin e parë të jetës. Rreth 200 mijë çdo vit.

“Ndërsa normat e binjakëzimit në shumë vende të pasura perëndimore tani po afrohen me ato në Afrikën nën-Sahariane, ekziston një ndryshim i madh në shanset e mbijetesës,” tha Prof Jeroen Smits, një autor studimi.

Duke parë përpara, studiuesit thonë se India dhe Kina do të luajnë një rol të madh në normat e binjakëzimit në të ardhmen.

Ulja e pjellorisë, nënat e moshuara në lindje dhe teknikat si IVF, të gjitha do të kenë ndikim në numrin e binjakëve në vitet që vijnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore