Lajme

Bill dhe Melinda Gates divorcohen pas 27 viteve martesë


Bill dhe Melinda Gates kanë njoftuar divorcin e tyre pas 27 vitesh martesë.

“Pas një mendimi të madh dhe shumë pune në marrëdhëniet tona, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë”, shkroi çifti në median sociale, Twitter.

Të dy palët postuan deklaratën që njoftonte divorcin e tyre, në Twitter.

“Kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që operon kudo në botë dhe që i mundëson një jetë të shëndetshme dhe prodhuese njerëzve . Ndajmë ende besimin në atë mision dhe do vijojmë bashkëpunimin në fondacion, por nuk mendojmë se mund të rritemi më së bashku si çift.

Ne vazhdojmë të ndajmë besimin se misioni dhe puna jonë do vazhdojë së bashku, por mendojmë se nuk mund të kalojmë në faza të tjera jetësore si çift. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë, derisa të fillojmë jetën e re është komenti i vetëm që deri më tani shpjegon vendimin e papritur”.

Ata u takuan për herë të parë në vitet 1980 kur Melinda u bashkua me firmën e Bill-it, “Microsoft”.

Çifti miliarder kanë tre fëmijë dhe së bashku drejtojnë Fondacionin “Bill & Melinda Gates”.

Fondacionin ka shpenzuar miliarda dollarë për të luftuar kauza si sëmundjet infektive apo duke inkurajuar vaksinat tek fëmijët.

Sipas revistës “Forbes”,  Bill Gates është personi i katërt më i pasur në botë, me një vlerë prej 124 miliardë dollarë.

Ai e bëri pasurinë e tij përmes Microsoft,  firmës që ai themeloi në vitet 1970, e cila tani është kompania më e madhe e programeve kompjuterikë në botë.

Si u bashkuan sëbashku?

Melinda, tani 56 vjeç, u punësua në kompaninë Microsoft si menaxhere i produkteve në 1987. Po atë vit, çifti filloi të darkonte së bashku.

Bill Gates, në dokumentarin e tij në Netflix tha”: “Ne kujdeseshim shumë për njëri-tjetrin dhe kishte vetëm dy mundësi: ose, do të ndaheshim ose do të martoheshim”.

Melinda Gates u martua me Bill Gates, pasi kjo e kishte gjetur këtë të fundit duke shkruar një listë në një tabelë të bardhë me ” të mirat dhe të këqijat e martesës”.

Ata u martuan në vitin 1994 në ishullin Lanai të Havai-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore