Ekonomi

Bien shitjet e shampanjës


Shitjet e shampanjës ranë me 18%, në vitin 2020. Shkaku kryesor ishin masat kundër pandemisë së coronavirus-it për mbylljen e vendeve të pirjes.

Rënia ishte më pak sesa mendohej më parë, për shkak se u rrit kërkesa gjatë fundvitit, tha të martën grupi i prodhuesve CIVC.

Rënia blerëse solli 245 milionë shishe të shitura krahasuar me pothuajse 300 milion në 2019. Në terma vlere, parashikimet fillestare ulin shitjet e vitit 2020 rreth 1 miliard euro. Vlera në total për vitin 2020 ishte rreth 4 miliardë euro, tha CIVC.

Në vazhdën e bllokimeve fillestare për të ndaluar përhapjen e coronavirus-it të ri, grupi kishte parashikuar që vëllimet vjetore të shitjeve do të binin me rreth një të tretën dhe vlerat e shitjeve me 1.7 miliardë euro./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore