Bota

Biden zgjedh të dërguarin e SHBA-së në Iran


Robert Malley, arkitekti i marrëveshjes bërthamore me Iranin, do të jetë i dërguari i posaçëm i SHBA-së në Teheran. Një zgjedhje e tillë, vjen në kohën kur Irani, po përpiqet të pasurojë aktivitetin bërthamor, në prodhimin e uraniumit 20%.

Malley ka shërbyer nën administratën Obama dhe ka qenë pikërisht marrëveshja bërthamore e 2015-ës, ajo e cila bëri të flitet për të. “Ai sjell në këtë pozicion një negocim të suksesshëm me Iranin përsa i përket programeve bërthamore”, deklaroi një zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. “Sekretari Antony Blinken, ka besim se Malley dhe ekipi i tij do ta rikthejnë marrëveshjen”.

Duhet rikujtuar se pakti bërthamor i 2015-ës, u konceptua nga administrata Obama. Me ardhjen në detyrë të ish-presidentit Donald Trump ndërkohë, SHBA-ja u tërhoq nga marrëveshja pas konflikteve dhe akuzave në distancë. Qëndrimi i Trump-it ndaj Iranit ka qenë shumë i fortë.

Nga ana tjetër, Blinken-i ka një qasje më të butë dhe ka bindjen se SHBA-ja duhet të zhvillojë bisedime me të gjithë shtetet. Malley gjithashtu ka këtë qasje ndaj politikës së jashtme.

Disa republikanë madje, e kanë akuzuar atë si “shumë të butë” me Iranin. Shqetësime janë ngritur se Malley mund të jetë tërësisht mbështetës ndaj çështjes së Izraelit. Shteti hebre, është ndër aleatët më të fuqishëm strategjikë të SHBA-së, mbi të gjitha në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë që republikanët kritikojnë zgjedhjen e Blinken-it, agjenci të politikave të jashtme, e kanë përgëzuar për caktimin e Malley-t. Agjencitë e përshkruajnë këtë të fundit si “një analist të zgjuar dhe diplomat të përmbushur”.

Qasja e administratës amerikane ndaj paktit bërthamor do të jetë vazhdimisht nën presion. Kjo, për faktin se edhe vetë aleati i madh, Izraeli, ka qenë kundër akordit me Iranin. Shtetet e Gjirit Persik gjithashtu. Mbetet për t’u parë zgjedhja që do të bëjë diplomacia amerikane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore