Lajme

Biden tha se Trump i la një letër shumë zemërgjerë përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë


Presidenti  i Shteteve të Bashkuara(SHBA), Joe Biden,  tha se ish-presidenti Donald Trump i ka lënë  atij një “letër shumë bujare” përpara se të largohej nga Shtëpia e Bardhë. Biden, pas nënshkrimit të urdhrave ekzekutivë, ditën e parë tha se nuk do të zbulonte menjëherë përmbajtjen e letrës për shkak të  respektit,  ndaj  Trump-it.

“Presidenti shkroi një letër shumë bujare”, tha Biden për gazetarët.  “Duke qenë se është private, nuk dua të flas për të, por ishte zemërgjerë”.  Një ndihmës i Trump e përshkroi letrën për CNN si një “shënim personal”.  Në letër shprehej lutja për suksesin e vendit dhe suksesin e administratës së re.

Është një traditë moderne që presidentët në largim t`i shkruajnë një letër pasardhësve të tyre dhe t’ua lënë atyre në tryezën e zyrës ovale.

Në një konferencë,  më 21 janar, Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki nuk pranoi të jepte  më shumë detaje mbi letrën që Trump -i la për Biden. Edhe pse mund të duket surprizuese Trump ndoqi këtë traditë.  Ndjekja e kësaj tradite përputhet me entuziazmin e Trumpi-it  kur mori nga Presidenti Barack Obama.

Pas marrjes së letrës nga Obama, Trump-i i  telefonoi ish-presidentit sapo lexoi letrën ditën e përurimit, më 2017. Obama nuk mund t`i përgjigjej telefonatës, pasi po udhëtonte në Palm Springs në  California. Kur një nga ndihmësit e Obamës  telefonoi Shtëpinë e Bardhë, stafi i presidentit tha që Trump thjesht donte t`i thoshte faleminderit për shënimin. Ai  donte që Obama të merrte mesazhin. Të dy krerët e shtetit nuk u lidhën kurrë drejtpërdrejt.

“Ishte e një letër e gjatë. Ishte komplekse. Ishte e mendimplotë,” kishte thënë Trump për letrën, një javë pas marrjes së detyrës në një intervistë me ABC News.  Më vonë, Trump  ia  tregoi letrën vizitorëve në zyrën ovale. Në fjalimin e tij të lamtumirës, Trump- nuk e përmendi Biden-in. Ai tha se i uronte ”administratës së re shumë fat dhe sukses”.

Kjo situatë vjen  pas akuzave të  ish-presidentit Trump për vjedhje votash dhe bastisjes së Capitol-it.  Kërkesa për shkarkimin e  Trump erdhi nga Dhoma e Përfaqësuesve, për shkak të rolit të tij në përshkallëzimin e protestës. Pritet që Trump të gjykohet nga Senati.  Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence la gjithashtu një letër për zëvendëspresidenten Kamala Harris. Pence mori pjesë në përurimin e Biden-it./AlbanianPost.com 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore