Bota

Biden, përballet me “krizat” që ditën e parë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka treguar krizat që përballet ai ditën e parë.

Do të lëshojë  urdhërat ekzekutiv për luftimin e coronavirusit dhe përgatitjen e masave për të luftuar problemet ekonomike.

Biden dhe  ekipi i tij e gjetën veten në atë që presidenti e quante “ kohe lufte”, duke e përshkruar luftën ndaj coronavirusit si një “emergjencë kombëtare”.

Përpos humbjeve të jetës nga virusi prej 408 mijë njerëz, edhe 900 mijë të tjerë paraqitën  kërkesa të reja papunësie, duke shkaktuar një treg të shkatërruar të punës.

Në mbledhjen e organizuar në Shtëpinë e Bardhë, Biden përshkroi një strategji të re kombëtare për luftimin e virusit.

Ai njoftoi nënshkrimin  e 10 urdhrave ekzekutivë  dhe dokumentave të tjerë për të drejtuar përgjigjen e qeverisë federale me qëllim rihapjen e shkollave, bizneseve.

Gjithashtu për të siguruar udhëtime më të sigurta dhe për të ritur vaksinimet.

Ai ju bëri thirrje amerikanëve të “ maskohen” për 100 ditët e ardhshme .

“Me ktë mënyrë mund të shpëtojnë më shumë se 50 mijë jetë”.

Më lejoni të jem shumë i qartë. Gjërat do të vazhdojnë  të përkeqësohen  përpara sesa të përmirësohen. Vdekjet  mund të kalojnë numrin 500 mijë  muajin e ardhshëm. Ne do ta kalojmë këtë. Ne do ta mundim pandeminë”.

Ai kritikoi shpërndarjen e vaksinave të ish presidentit Donald Trump, si një “ dështim”.

Qëllimin e tij të administrimit të 100 milionë vaksinave brenda 100 ditëve e konsideroi “një nga sfidat më të mëdha të vendit që është ndërmarrë ndonjëherë”.

Numri mesatar i vaksinave të administruara gjatë javës së kaluar ishte rreth 936 mijë .

Ai autorizoi, Aktin e Prodhimit të Mbrojtjes, për të rritur përpjekjet në luftën ndaj pandemisë dhe rritjen e shpërndarjes vaksinave.

Pavarësisht nga thirrjet e Biden-it për unitet, republikanët do të kenë kundërshtime ndaj shumë prej planeve të tij fillestare./AbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore